Monday, April 21, 2014
   
Text Size

PROFILI I KOMPANISË

     Kompania aktivitetin e vetë e ka filluar ne vitin 1972. Në atë kohe katër Vëllezërit kishin blerë një makinë për prodhimin e blloqeve të betonit. Në secilin vit afarist ata i kishin vënë objektiva të qartë për aktivitetin të cilin e zhvillonin, ishte ky synim që ta ngritin cilësinë e produktit dhe ti avancojnë edhe proceset e prodhimit për të shtuar kapacitetet që kërkoheshin për të përballuar kërkesat e asaj  kohë.
Nga rritja e plasmanit të produkteve  dhe shitjes vit pas viti janë rritur e zhvilluar edhe kapacitetet prodhuese dhe jo vetëm kapacitetet  prodhues por edhe ato për sherbime.

Në vitin 1976 në këtë aktivitet të asaj kohe shtohet nga lënda e parë si asortiman i prodhuar në kuadër të proceseve prodhuese të asaj kohe në këtë kompani. Kapacitetet e prodhimit nga viti në vit rriteshin ashtu edhe sikur cilësia e produkteve dhe shërbimeve.

Me hyrjen në fuqi të ligjit për regjistrimin e NDËRMARRJEVE PRIVATE, Vëllezërit e regjistruan këtë biznes si Ndërmarrje Private më 28.03.1990, atë kohë në Gjakovë në Gjykatën Ekonomike, me të njëjtin emër të cilin e mban me shumë krenari edhe sot.

Si ndërmarrje private ajo ka punuar me shumë sukses deri në fund vitin 1998, për ta ri vazhduar të njëjtin aktivitet menjëherë pas luftës.

Deri më sot kompania ka pasur shumë peripeci për të qëndruar në treg, duke e ruajtur paralelisht cilësinë e produkteve që i prodhon por edhe gatishmërinë për të vazhduar edhe kohë më shumë.

      Periudha e pas luftës:

-     Licenca për betonare. LEJE PER PUNE TE POSAQME Nr. 129/ICMM/07

-     Licence për Shfrytëzim – Për shkëmb të fortë Nr. 556/ICMM/06

-     Certifikimi ISO 9001:2000. Certificate Number:224159

-     Licenca mbi Aktivitetet e kompanisë MTI: LICENCË KUALIFIKIMI Nr. 038

-     Licenca mbi kualifikimin e laboratorit MTI: LICENCE KUALIFIKIMI Nr. 759

-     Licenca Për Transport Rrugor Te mallrave ne Kosove - nr. MTPT/749 nr. I lic: 083/2007

-     Certifikata e regjistrimit për TVSH Nr. Serik 3001412


 

MENAXHMENTI
 

NPTSH "VËLLEZERIT E BASHKUAR" shpk
 

Vlashnje – Zhur 20520

Tel:. + 381 29 24 25 87

Cell:. + 377 44 15 92 98,+377 44 22 88 62

E-mail:. ">

Managing Director: Sefer SUSURI

Technical Director: Driton KRYEZIU

Financial D.: Visar SHEHU

 

Laboratori për ekzaminimin e materialeve ndërtimore

Vlashnje – Zhur 20520
Tel. & Fax:. +381 29 24 25 87
Cell:. + 377 44 22 88 62
E-mail:.
">
Menaxher: Driton KRYEZIU

 
 

GURTHYESI – Eksploatimi, thërmimi dhe fraksionimi i gurit


Zhur - 20520

Cell:. + 377 44 16 03 04
E-mail:. 

Menaxher: Tajar SUSURI

 

Prodhimi I Betonit, gurëve anësore, gypave dhe pllakave të betonit


Vlashnje – Zhur 20520

Cell:. + 377 44 15 92 98
E-mail:. bekri">@vbashkuar.com  

Menaxher: Bekri SUSURI

 
 

Prodhimi i Blloqeve dhe Skajoreve të betonit


Zhur – 20520

Cell:. + 377 44 11 64 52

E-mail: "> 

Menaxher:. Qamil SUSURI

 

Shitja e ADITIVEVE – Shtesave te betonit


Vlashnje – Zhur 20520

Tel:. + 381 29 24 25 87

Cell:. + 377 44 16 03 76

E-mail:. "> dhe ">  

Drejtor Gjeneral:. Sefer SUSURI



AKTIVITETET E KOMPANISE
 

NPTSH “Vëllezërit e Bashkuar” Shpk është kompani e kualifikuar për të ekspluatuar, prodhuar dhe separuar të gjitha llojet e fraksioneve të agregateve nga shkëmbi.  Në kuadër të kompanisë paralelisht me lëndën e parë është zhvilluar edhe produkti i gatshëm-final. E tëra kjo falë menaxhmentit i cili ka udhëhequr një strategji dhe politikë për të zhvilluar edhe kuadrot për të cilët kohë pas kohe janë trajnuar dhe përgatitur Aktivitetet të cilat zhvillohen.Produkt të cilit menaxhmenti i ka vënë rëndësi të madhe në plasman dhe  cilësi sipas Normave Evropiane, EN 206-1, është BETONI I GATSHEM I TRANSPORTUESHEM i klasave dhe llojeve te ndryshme.

 

Prodhim

Agregate - Rërë dhe Zhavore  Elemente të Parafabrikuar për Ndërtim
Betoni i Gatshëm Gur Skajore
Pllaka Betoni për shtruarje Gypa Betoni  
Blloqe Betoni  Gupa Betoni të Armuar   

  

Ndërtim

Rrugë Kanalizim
Autoparkingje Ndërtesa Banimi
     

  

Kontrolli dhe ekzaminimi i cilësisë së produkteve të ndërtimit

Agregatet - Frakasionet e Rërës dhe Zhavorit  Beton
Çimento Ujë
Pllaka Betoni për shtruarje Elemente të Parafabrikuara për ndërtim
Gur Skajor    

  

Distribuimi i ADITIVEVE (Shtesave të betonit) – Prodhuesi TKK - Srpenica

Plastifikator dhe Superplastifikator Water retaining and admixtures for underwater concreting
Aerantët Hardening and ser-accelerating admixtures
Set accelerating admixtures for sprayed concrete Set retarding admixtures
Ngadalësuesit Water resisting admixtures
Injektuesit Admixtures for earth-moist and semi-dry concretes
Rezistuesit e Acideve Shrinkage compensating and shrinkage reducing admixtures
Admixtures for adhesion improvement Auxiliary products for the building industry
SILIFOB- water repellent and other protect coating Other admixtures

 



MISIONI
 

Misioni ynë është ofrimi i vazhdueshëm i agregatit, betonit të gatshëm dhe produkteve nga betoni në pajtueshmëri me standardet evropiane. 
Ky mision mirëmbahet  dhe në vazhdimësi synohet të përmirësohet duke u mbështetur në traditën dhe eksperiencën e punonjësve tonë, ativitetin e tyre, avancimin e vazhdueshëm të metodave të punës dhe aplikimit të teknologjisë moderne, respektimin e standardeve evropiane dhe rregullave teknike me synim përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe tejkalimit të tyre.


VIZIONI


Kjo kompani vizion ka zhvillimin, zgjerimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm, si në fushën për prodhimin e produkteve të betonit për ndërtim, ashtu edhe në atë të shërbimeve, me qëllimin që kompania të mbetet lider i kompanive si motra jo vetëm në Kosovë.



VLERAT

PERGJEGJESI PROFESIONALE

CILESI

QENDRUESHMERI

KONKURUES
NDERSHMERI
AMBICIOZ

TE HAPUR, TRANSPARENT


POLITIKAT E KOMPANISË MBI CILËSINË


VËLLEZËRIT E BASHKUAR Sh.p.k është ndërmarrje e cila bën pjesë në sektorin e industrisë prodhuese të produkteve të ndërtimit, konkretisht merret me prodhimin e agregatit, betonit të gatshëm dhe produkteve të parafabrikuara nga betoni për përdorim të gjerë në ndërtimtari.
Qëllimi ynë është ofrimi i produkteve cilësore për klientët tonë, duke u siguruar që këto produkte i përmbushin plotësisht kërkesat e tyre dhe kërkesat rregullatore, si dhe sigurimi i një gjendje të qëndrueshme financiare për të kënaqur interesat e aksionarëve të ndërmarrjes.
Nëpërmjet zbatimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001:2000, ne do të përmbushim dhe plotësojmë kërkesat e klientëve, produkteve, shërbimeve, aksionarëve, punonjësve dhe gjithë shoqërisë. Për të arritur qëllimin tonë menaxhmenti dhe punonjësit e kompanisë. Menaxhmenti i NPTSH“VËLLEZËRIT E BASHKUAR” Sh.p.k është i motivuar dhe synon që:

•          T’i përmbushin kërkesat, nevojat dhe pritshmëritë e klientit;
•          Të veprojnë sipas përgjegjësive të ndara dhe procedurave të përcaktuara;
•          T’i përmbushin në vazhdimësi kërkesat që dalin nga direktivat dhe standardet  evropiane për produktet e ndërtimit;
•          Të punojnë në përmirësimin e vazhdueshëm dhe efektiv të proceseve punuese dhe aftësive të personelit dhe
•          Të veprojnë në mënyrë preventive me qëllim të evitimit të jo konformiteteve.



OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

1.           RRITJA E NUMRIT TË KLIENTËVE SI DHE TË ARDHURAVE TË PËRGJITHSHME TË KOMPANISË.

2.           AVANCIMI I TEKNOLOGJISË NË REALIZIMIN E PRODUKTIT.

3.           NGRITJA E AFTËSISË SË PUNONJËSVE ME QËLLIM TË REALIZIMIT TË POLITIKËS SË CILËSISË.

4.           ZVOGËLIMI I JOKONFORMITETEVE.

5.           KONTROLLI I VAZHDUESHËM I TË GJITHA PROCESEVE TË PUNË NË MËNYRË QËT Ë EVITOHEN SHKAQET TË CILAT NDIKOJNË NË ULJEN E CILËSISË SË PRODUKTIT, PËR TË NDËRMARRË ME KOHË MASA PREVENTIVE.

6.           ZHVILLIMI I PRODUKTEVE DHE PROCESEVE TË REJA.

7.           RRITJA E KËNAQËSISË SË KLIENTIT.